Keitlin Ushe – Albanian

 		       Nga Vuajtje në Sukses: Udhëtimi im këtu

Ai i dha një të thithur cigares. Vetullat e tij të dredhura tregonin zhgënjimin e tij. Unë vrapova drejt tij, pa e ditur fare se çfarë po e shqetësonte. Ai nxori ato pak monedha që kishte në portofolin e tij të vjetër të mbushur me fotografi, dhe më porositi një akullore. Ai fiku cigaren, rrëmbeu stilolapsin dhe me shpejtësi iu kthye të shkruante në fletoren e tij të vogël.
 
Daja im është njeriu më i pasionuar që njoh dhe një shkrimtar me të vërtetë i zoti, i talentuar, dhe kreativ. Por, pasioni i shkrimit nuk mund të mbajë një familje te tërë në Shqipëri. Gazetaria po përballet mëse dukshëm me një krizë në mbarë botën, dhe veçanërisht të keqe në vendin tim. Daja im -- punëtor dhe i talentuar -- ka vuajtur pjesën më të madhe të jetës dhe nuk pati kurrë siguri në punë. Dikush që merr një punë të qëndrueshme në Shqipëri ose ka para për ryshfete  ose lidhje politike. Ky korrupsion është i zakonshëm dhe prek familje të ndershme kudo: daja im është një prej tyre. Presioni për të mbajtur ushqim në tavolinë i rëndonte dhe, në pamundësi për të siguruar të ardhura, iu desh të hiqte dorë nga ëndrrat e tij të përjetshme.
 
Ai qeshi dhe me shaka më tha: “Bën mirë ta publikosh këtë sapo të shkosh në SHBA”. Vetullat e tij sikur u qetësuan. Mbylli fletoren, më kapi prej dore dhe u larguam nga kafeneja.

Gjithçka në Shqipëri ishte mediokre. Shkollat ishin të gjitha në të njëjtin nivel. Njerëzit nuk përpiqeshin të ishin të suksesshëm ose të kishin synime serjoze sepse punërat nuk ishin ne horizont për t’i motivuar. Unë personalisht e vura re këtë fillimisht te daja im. Duke e parë atë duke punuar kaq shumë dhe duke mos shkuar shume larg, u dekurajova. Ai kishte guxim, ëndrra dhe talent, por nuk kishte shpresë. Shikoni...vendi im po përjetonte një tranzicion nga njē sistem komunist në një demokratik. Ishte një kohë korrupsioni, ryshfeti dhe vjedhjeje. Bashkëmoshatarët e mi ishin të pamotivuar dhe ky mjedis mbytës e shtyu familjen time të kërkonte mundësi më të mira, larg nga vëndlindja jonë. Ajo gjë që më ndihmoi të qëndroja e përqendruar ishte njohuria se së shpejti do të emigroja në SHBA, kjo më bëri të vazhdoja të punoja, sepse kisha një të ardhme të mundshme mu përpara syve që më priste. Unë, ndryshe nga shokët e klasës dhe daja im, kisha shpresë.
 
Pas dhjetë vitesh këmbëngulje dhe durim, unë dhe familja ime patëm fatin të lëviznim këtu. Natyrisht, si të gjithë emigrantët, ne morëm një kohë të gjatë për t'u përshtatur – s’mund të themi që jemi përshtatur 100% akoma, edhe mbas 7 viteve. Ishte verë, kështu që unë dhe vëllai im i madh kishim vetëm një muaj për t'u përgatitur për shkollë. Na duhej të gjenim sa më shpejt një shkollë të mirë dhe të përmirësonim anglishten tonë. Që tashmë eksperienca jonë ndihej ndryshe nga Shqipëria vetëm duke ditur se kishte kaq shumë mundësira për shkollë – publike, private, ne Queens, ne Manhattan, kudo dhe të çdo niveli. Super e emocionuar për udhëtimin tim te ri, fillova vitin e parë. Ishte shumë e vështirë për të komunikuar; Kisha frikë të flisja duke e ditur se do të talleshin për anglishten time të dobët dhe qesharake, dhe për theksin e rëndë. Megjithatë, ndikimi i shokëve të mi të klasës ishte një nga arsyet më të mëdhaja që unë jad dola dhe lulëzova. Studentet punonin shumë dhe ishin të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Kjo krijoi konkurrencë të fortë, diçka që u mungonte shkollave në Shqipëri. Kjo gjë më detyroi të synoja lart e më lart. Mundem të kujtoj shumë raste të panumërta kur kam anashkaluar ngjarje argëtuese me shokë për të shkuar në shtëpi dhe për të përgatitur dyfishin e kohës që bënin studentët e rregullt. Tani, unë kam një etikë më të mirë pune, dhe synime per arritje sa më të larta është thjesht në zakonin tim. Pas një fillimi të lëkundur, unë përparova dhe ja dola; çdo gjë ja vlejti.

Sa herë që mendoj për vështirësitë e mia, më kujtohet dhe mendoj se çfarë kaluan prindërit e mi në gjithë këtë eksperienc. Ata lanë shtëpinë e tyre të rehatshme ku ishin të rrethuar nga familjet e tyre te dashura dhe mbështetëse. Ata e dinin se me gjasë nuk mund ta arrinin vetë ëndrrën amerikane, por erdhën këtu që unë dhe vëllai im të mundemi të kemi shansin. Ata kaluan nga të qenit pronarë shtëpish në marrjen me qira të një apartamenti të vogël në një lagje të rrënuar, nga puna në zyra në te qënurit të detyruar të punonin punë të shumta, nga njohja e gjithçkaje për kulturën e tyre në luftë për të komunikuar.
 
Sapo dola nga një telefonatë në Skype me dajën tim. Sapo kishte fituar një punë të re në një gazetë. Ai shpenzoi gati një orë duke shpjeguar me dëshirë idetë e tij për artikullin e tij të ardhshëm. Por, vura re një ndjesi të pakënaqur dhe gati të zhgënjyer në sytë e tij. Ai e dinte thellë se kjo situatë nuk do të zgjaste. Unë, nga ana tjetër, u ndjeva me fat që nuk kisha frikë të ëndërroja.

Koment:

Eksperienca ime duke ri-shkruajtur dhe përkthyer këtë shkrim ishte mëse interesante. Ishte tamam një rreth i plotë në klasën tonë, dhe ishte po aq e vështirë sa dhe e gëzueshme. Kur u futa thellë në proces, kuptova që për të treguar emocjonet e njëjta në një gjuhë tjetër duhet të krijoja një lidhje dhe kuptim të thellë me shkrimin origjinal. Përkthimi i emocjoneve saktë ishte i vështirë, por qejf në të njëjtën kohë ndërsa eksploroja nuanca, referenca kulturore, dhe nocione të gjuhës që duheshin konsideruar me kujdes. Ky eksplorim i thellë i gjuhëve dhe fjalëve perfekte për të rikrijuar një impakt emocjonal ishte një aventurë e bukur. Ky shkrim dhe klasa në përgjithësi më lejoi të zhytem në gjuhën e pasur që është Shqipja dhe do të jem gjithmonë mirënjohëse për këtë. Megjithëse ishte i vështirë, ky proces ishte plotësues dhe i kënaqshëm, dhe më thelloi mirënjohjen për të dyja gjuhët Shqip dhe Anglisht dhe mënyrat intrike që formojnë dhe tregojnë emocjone, aq më shumë emocjone intime. 

Ku është Shqipëria?

Unë, gati për Amerikën që e vogël!

Kushdo që jam dhe inspiroj të jem, i falem prindërve të mi

Burimet:

https://www.forbes.com/sites/andyjsemotiuk/2020/01/30/what-do-immigrants-want-and-how-do-they-get-it/?sh=43038bdd20cd

https://www.mapsofworld.com/albania/